IRAN – Dënohen me vdekje tre protestues të tjerë

by admin
Spread the love

TEHERAN, 16 nëntor /ATSH-DPA/- Irani ka dënuar tre protestues të tjerë me vdekje në lidhje me valën aktuale të trazirave që tronditi Republikën Islamike, sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Fars”.

Sipas raportit, dënimet me vdekje mund të apelohen.

Një i pandehur është akuzuar se ka përdorur makinën e tij për të sulmuar oficerët e policisë, duke vrarë një person. Një dënim tjetër është për zjarrvënie dhe armëmbajtje. Personi i tretë u dënua me vdekje për drejtimin e protestave dhe dëmtimin e pronave publike.

Dy persona të tjerë janë dënuar me vdekje ditët e fundit ndërsa të tjerët janë dënuar me burgim të gjatë.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, rreth 15 000 demonstrues janë arrestuar që nga fillimi i protestave dy muaj më parë. Gjyqësori iranian thotë se janë akuzuar mbi 1000 persona.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakARRSH: Garantim i qarkullimit normal në çdo aks kombëtar gjatë dimrit

You may also like