iPhone 14 do të ketë disa ndryshime të rëndësishme – Shqip

by admin
Spread the love

17:15 | 14 Dhjetor 2021

Modeli i ri i iPhone 14 pritet të lansohet në shtator të vitit 2022.

Sipas lajmeve të fundit, ky model i ri i iPhone do të ketë një kamerë kryesore më të mirë se sa modelet e mëparshme, transmeton lajmi.net.

Modelet e iPhone prej kohësh kanë pasur një kamerë kryesore vetëm 12 MP, por një gjë e tillë do të ndryshojë te iPhone 14 që do të ketë një kamerë kryesore 48 MP.

Dy modelet e iPhone 14 Pro do të pajisen me një RAM të përmirësuar 8 GB.

iPhone 14 do të ketë kapacitet prej 64GB, për dallim nga iPhone 13 që kishte 128 GB kapacitet

Ekrani i modelit të ri të iPhone 14 pritet të jetë 120Hz.

Detajet tjera të iPhone 14 pritet që të zbulohen gjatë javëve në vijim. /Shqip/

You may also like