Inzaghi: Nuk shohim rezultatet e Milanit, kemi garë me veten tonë

by admin
Spread the love

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit, Interi duhet të rikuperojë 3 pikë ndaj Milanit që të mund të shpallet kampion i Italisë për të dytin vit radhazi.

Zikaltërit i pret një muaj maj i zjarrtë, sepse në mes të luftës për titullin kampion, do të luajnë edhe finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Pengesa e parë është Empoli të premten në “San Siro”: “Është një ndeshje tinëzare, sepse ata kanë cilësi dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Duhet të japim 120% sepse Empoli është një skuadër e organizuar.

Duhet i njëjti mentalitet si në ndeshjen e fundit kundër Udineses. Nuk ishte e lehtë ajo ndeshje dhe isha shumë i kënaqur sepse treguam personalitet dhe vendosshmëri. Një fitore e arritur me përqendrimin e skuadrave të mëdha. Tifozët tanë janë të mrekullueshëm dhe do të na japin një shtysë më shumë”, ka thënë Simone Inzaghi për “Inter Tv”.

Interi do të luajë 2 ditë para Milanit: “Nuk ndryshon asgjë nëse luan më shpejt apo më vonë. Detyra ime është të vendos mbi atë që mund të bëjmë, pa parë se çfarë bëjnë të tjerët. Kemi garë me veten. Motivimi bën ndryshimin në këto momente dhe kam fatin që skuadra ime ka ditur gjithmonë ta gjëjë”, ka thënë trajneri i Interit. / Oversport.tv

You may also like