Inzaghi: Nuk kemi probleme në sulm, sfidë delikate kundër Genoas

by admin
Spread the love

Interi do të luajë nesër në mbrëmje në “Marassi” kundër Genoas sfidën e radhës në Serie A me objektivin e vetëm: rikthimin tek fitorja.

Zikaltërit duan të harrojnë humbjen shtëpiake përballë Sassuolo, duke synuar suksesin që mungon prej 3 ndeshjesh në kampionat. Rikthehen nga skualifikimi Bastoni dhe Brozovic, ndërsa në sulm pritet që të luajë dyshja Sanchez- Lautaro.

“Jemi akoma sulmi më i mirë i Serie A, nuk kemi asnjë problem me sulmuesit. Jam i bindur se shumë shpejt do të rikthehemi të shënojmë”, ka thënë trajneri Inzaghi në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.

Ndeshja-“Kemi përballë një kundërshtar në formë, që në 4 ndeshjet e fundit ka marrë 4 barazime, duke luajtur një futboll shumë të mirë. E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë.”

Lautaro-“Nuk ka asnjë problem me sulmuesit, Interi është akoma sulmi më i mirë i Serie A. Edhe kundër Sassuolos krijuam shumë, shqetësuese do të ishte nëse nuk do të krijonim. Shumë shpejt do të gjejmë golin. Djemtë kanë qenë të jashtëzakonshëm, në këtë moment na duhet ekuilibër. Në verë flitej për alarm në sulm dhe pas një humbjeje filloi të flitet sërish”.

Milani apo Napoli rivali më i frikshëm – “Ne duhet që të marrim maksimumin në këtë muaj shumë të ngarkuar. Rivalët, gjithçka është akoma e hapur edhe për Juventusin dhe Atalantën. Javët e fundit nuk kemi patur rezultate për shkak të skualifikimeve dhe dëmtimeve, shpresoj që ti kem të gjithë lojtarët në dispozicion”.

Tifozët-“Tifozët ultras u treguan të jashtëzakonshëm, prania e tyre ndihet gjithmonë. Mendoj se janë të kënaqur me atë që ka bërë skuadra”.

Rinovimi i Brozovic – “E dimë se sa i rëndësishëm është ai. Janë tema që i përkasin klubit dhe kam fatin që kam drejtues që punojnë 24 orë në 24 për të bërë Interin gjithmonë e më shumë konkurrues”. / Oversport.tv

You may also like