Inzaghi: Nuk jemi më zot të fatit tonë! Radu? Ka karrierë të madhe para

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, pas ndeshjes kundër Bologna deklaroi në Sky Sport: “Sigurisht që ka hidhërim, është normale. Nuk jemi më të zotët e fatit tonë. Duhet të fitojmë katër ndeshjet tona dhe të shohim Milanin. Duhet të shënonim golin e dytë dhe të mos e pësonim atë gol të Arnautovic, pasi siç e pamë çdo gjë mund të ndodhë në ndeshje”.

“Kishim një pjesë të parë të shkëlqyer, por morëm një gol që nuk mund të pësohet. Krijuam shumë dhe e merituam golin e dytë. Bologna nuk na erdhi asnjëherë në portë në pjesën e dytë. Pas golit të dytë u humb kthjelltësia. Tani jemi prapa dhe duhet të rikuperojmë. 2 pikë në katër ndeshje mund të rikuperohen. Nuk varet më na nga ne”.

“Ishim të furishëm, donim të shënonim pas golit të 1-1. Patëm mundësi me Lautaro dhe mundësi të tjera. Keqardhja është e madhe që nuk e mbyllëm në pjesën e parë. Skuadra krijoi dhe duhet ta mbajmë kokën lart. Është nj gabim, po duhet të shohim përpara”.

“Radu? Ai kishte luajtur shumë mirë në ndeshjen e Kupës ndaj Empolit dhe stërvitet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ka besimin e shokëve dhe të stafit. Nëse gabon një sulmues, flitet më pak për të. Radu duhet të jetë i sigurt, ka një karrierë të madhe përpara”, tha Inzaghi. / oversport.tv

You may also like