Inzaghi: Interi im nuk dorëzohet kurrë, golat e pësuar ishin të shmangshëm

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi ngriti për herë të dytë Kupën e Italisë, këtë herë në krye të Interit. Sërish mundi Juventusin, pasi e kishte bërë më parë me Lazion. Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë ka folur pas ndeshjes në Sport Mediaset.

“Ishte një paraqitje e mirë kundër një kundërshtari shumë, shumë të fortë. U paraqitëm mirë në 30 minutat e para, më pas e humbëm pak formën deri në fund të pjesës së parë. E nisëm keq pjesën e dytë, duke pësuar dy gola që mund të shmangeshin. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm. Megjithatë Interi im nuk dorëzohet kurrë”.

“Tani kemi edhe dy ndeshje të tjera në Serie A për të luajtur dhe duam ta mbyllim sezonin sa më mirë. Është gjithashtu e drejtë t’i shijojmë këto momente, pasi kishte një dekadë që klubi nuk fitonte Kupën apo Superkupën. Jam i lumtur për klubin, këta djem të mrekullueshëm për tifozët që na qëndruan pranë nga fillimi deri në fund”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndaj këtë trofe, që më interesonte shumë, me stafin tim që më ka ndihmuar që nga gushti të përgatitem për tre ndeshje në javë. Kjo ishte ndeshja e 50-të e sezonit, nuk mund të kërkoja më shumë nga djemtë e mi. Jam shumë i lumtur, është e drejtë ta shijojmë këtë trofe me të gjithë tifozët tanë”.

“Kemi arritur të mundim Liverpool në Champions League. Mendoj se jemi e vetmja skuadër që i mundi në vitin 2022. Donim të jepnim gjithçka në atë ndeshje, që na ksushtoi disa pikë në Serie A dhe na krijoi problemi. Gjithsesi nuk ka keqardhje”, deklaroi trajneri i Interit, Simone Inzaghi. / oversport.tv

You may also like