Inzaghi flet para ndeshjes me Liverpoolin: Ata kanë një trajner të madh

by admin
Spread the love

Trajneri i skuadrës së Interit, Simone Inzaghi, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Liverpoolin, transmeton Insporti.

Inzaghi tha se përballja me “the reds” është e një shkalle të lartë.

“Mendoj se klubet angleze janë shumë të forta, të gjitha kanë dalë të parat të grupe përveç Chelsea. Liverpool është një nga skuadrat më të mira në Europë, por djemtë tanë i meritojnë këto lloj ndeshjesh.

Nuk kemi luajtur në raundin e 16 për shumë vite dhe megjithëse do të jetë e vështirë, do përpiqemi t’ia dalim. Në letër Liverpool është favorit, por ndeshjet duhet të luhen. Unë do u kërkoj djemve të dalin në fushë dhe të luajnë lirshëm, për të treguar idetë tona. Vendosmëria do të bëjë diferencën”.

“Një pikë në dy ndeshjet e fundit? Nuk jam i kënaqur me rezultatet, nuk i prisja. Gjithsesi mendoj se kemi luajtur dy ndeshje të shkëlqyera kundër dy skuadrave të mëdha, që së bashku me Juventusin do të jenë rivalë për titullin kampion.

Luajtëm mirë të shtunën ndaj një ekipi si Napoli, që është shumë i fortë. Pjesa e parë ishte normale. Penalltia në fillim na penalizoi, por ne qëndruam në lojë dhe u sollëm ndryshe në pjesën e dytë. Ajo pjesë më jep besim para ndeshjes kundër Liverpool”.

“Sulmi? Të gjithë sulmuesit kanë shanse të njëjta për të luajtur. Na kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore dhe do ta marr vendimin përfundimtar sot ose nesër. Mundohem të bëj rotacion dhe nuk është e lehtë të rikuperohesh kur ke ndeshje çdo tre ditë”.

“11 jave pa arritur në 16-she? Kam folur me ekipin për këtë. Hapi i parë është arritja në këtë raund. Ne do të përballemi me një ekip të mirë, me lojtarë të fortë, por të gjitha ndeshjet nisin 0-0. Do e përballojmë me armët dhe motivimin tonë. Në disa ndeshje duhet kujdes për çdo detaj. I kemi parë ndeshjet e Liverpool, kundër Milanit dhe të fundit në kampionat.

Ata kanë një skuadër që luan në thellësi, me një trajner të madh, luajnë me intensitet, ndaj duhet të jemi në lartësinë e duhur si kur kemi topin, ashti edhe kur mbrojmë. Liverpool mund të jetë vdekjeprurës në kundërsulme. Mbrojtësit e tyre kanë pothuajse të njëjtat cilësi si organizatorët, kështu që ata mund të na shkaktojnë probleme kudo në fushë”, ka theksuar tekniku zikaltër. 

Ndeshja mes Interit dhe Liverpoolit do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano

You may also like