Inzaghi: Do të luftojmë deri në fund, Sassuolo është një skuadër e madhe

by admin
Spread the love

Interi arriti një fitore përballë Cagliarit me rezultatin 3-1 dhe mban gjallë shpresën për titull deri në ndeshjen e fundit. Ndërkohë që pas sfidës u ndal për mikrofonat e DAZN edhe trajneri zikaltër Simone Inzaghi i cili u paraqit i lumtur me performancën e lojtarëve.

EMOCIONET E NDESHJES- “Më shumë se sot, mendoj për emocionet e të mërkurës. Fituam një trofe që e dëshironim shumë. Sot zhvilluam një ndeshje serioze, nuk ishte aspak e lehtë pas fitores së Milanit, por kemi zhvilluar një ndeshje të madhe.

Shënuam tre gola dhe goditëm disa shtylla. Bëmë një ndeshje të mirë edhe pse nuk ishte e lehtë përballë një kundërshtari që kur luan në shtëpi është shumë problematik”.

SASSUOLO- “Është një skuadër e madhe, me shumë lojtarë individual me teknikë të lartë. Do të jetë një javë e fundit e hapur në të gjitha frontet, besoj se të gjithë do të argëtohen. Në Udine dhe Cagliari jemi përballur në transfertë me dy skuadra të vështira duke luajtur pas Milanit dhe megjithatë kemi fituar. Duam të luajmë shanset tona deri në fund”.

SHANSET PËR TITULL- “Duhet një fitore e jona dhe një humbje e Milanit. Unë e kam fituar një titull kur isha dy pikë pas Juventusit, por ata humbën ndaj Perugias. Në futboll nuk duhet kurrë të dorëzohesh, këtë gjë e kemi treguar gjithmonë”.

NDESHJEN QË DO TË RILUAJE- “Me shumë mundësi atë përballë Liverpool. Në kampionat asnjë, më vjen në mendje ajo ndaj Liverpool sepse kanë humbur vetëm një ndeshje në vitin 2022 dhe ka qenë ajo me ne. Nëse nuk do të mbeteshim me 10 lojtarë kush e di çfarë ndodhte”. /oversport.tv

You may also like