Inzaghi: Do luajmë çdo 3 ditë, duhet të jemi gati! Sfidë interesante kundër Lecce

by admin
Spread the love

“Do të nisim sezonin e ri kundër një skuadre që sapo është ngjitur në Serie A si Lecce. Do të jetë një sfidë stimuluese dhe duhet të jemi të përqendruar dhe të kujdesshëm. Në kampionatin italian nuk ka asnjë ndeshje të lehtë.

Do të luajmë çdo tre ditë, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë që të përballemi me çdo sfidë me të njëjtën vendosmëri dhe dëshirë për të bërë mirë”, ka thënë trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duke komentuar debutimin e zikaltërve në kampionat.

Interi do të debutojë në shtëpi në javën e dytë kundër Spezias. Më pas do të luajë në transfertë kundër Lazios dhe në javën e 5-të do të jetë derbi kundër Milanit. / Oversport.tv

You may also like