Investigimi i BBC: Rivali i ekzekutuar i Putin u gjurmua nga njësia sekrete vrasëse e FSB

by admin
Spread the love

Politikani rus i opozitës, Boris Nemtsov u gjurmua nga një agjent i lidhur me një ‘njësi vrasëse të politikanëve’. Sipas një investigimi të BBC Eye Investigations, ai u gjurmua për thuajse një vit përpara se të vritej.

Nemtsov ishte një rival i fortë i presidentit Vladimir Putin. Vrasja e tij në vitin 2015 ishte vrasja politike e profilit më të lartë që kur Putin erdhi në pushtet. Autoritetet kanë mohuar çdo implikim.

Por investigimi zbulon se ai ndiqej nga pas në të paktën 13 udhëtimet e tij përpara se të ekzekutohej.

Nemtsov u bë i njohur në vitet ’90, fillimisht si zëvendëskryeministër nën presidentin Boris Yeltsin. Ai shihej gjerësisht si pasuesi i Yeltsn.

Boris Nemtsov

Por në vend të tij, në pushtet erdhi Putini dhe Nemtsov nisi një fushatë duke ekspozuar korrupsionin në Moskë dhe duke denoncuar sulmin rus mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

Më 27 shkurt 2015, ai u vra shumë afër Kremlinit dhe pak ditë përpara se të drejtonte një protestë kundër luftës.

Pesë persona nga Çeçenia u arrestuan me shpejtësi dhe u dënuan për vrasjen e tij. Por hetimi nuk zbardhi pyetjen kryesore: kush e urdhëroi vrasjen dhe pse?

Investigimi i BBC zbulon se Nemtsov përndiqej nga agjenti qeveritar, Valery Sukharev. Ai shërbente në atë kohë në agjencinë e shërbimit sekret, FSB, e cila njihet si pasuesja e KGB-së.

Emri i Sukharev lidhet me dy tentativa vrasje të dy politikanëve opozitarë. Në një rast, një politikan u helmua dhe për pak ndërroi jetë.

Rasti i dytë është ai i Alexei Navalny, që u helmua me Novichok në vitin 2020. Edhe Navalny për fat i mbijetoi këtij sulmi me helm.

Kremlini thotë se këto akuza të reja janë fabrikim.

You may also like