Interi “top” kundër Juventusit në finale, edhe Bastoni drejt rikuperimit

by admin
Spread the love

Nuk ka kohë për festë në kampin zikaltër. Menjëherë pas përfundimit, sfida ndaj Empolit është arkivuar dhe Interi është rikthyer në fushë për të përgatitur finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Këtë të mërkurë Inzaghi do të kërkojë trofeun e dytë nën drejtimin e skuadrës milaneze, pas Superkupës së Italisë, të fituar po përballë “Zonjës së vjetër”.

Ndërkohë që puna ka nisur, e gjithë vëmendja në shtëpinë e Interit është te mbrojtësi Alessandro Bastoni. Ky i fundit duket gati për t’u rikthyer në grup dhe për të qenë i gatshëm në dispozicion të trajnerit për përballjen ndaj Juventusi.

Bastoni është jashtë që nga gjysmëfinalja e kthimit në kupën e Italisë, në derbin e fituar përballë Milanit 3-0, për shkak të një problemi muskulor.

Për momentin Bastoni është mungesa dhe shqetësimi i vetëm në kampin zikaltër. Në deklaratat e fundit të Inzaghit është kuptuar se ai mund të jetë një alternativë e shtuar, edhe pse binomi Dimarco-Perisic ka funksionuar më së miri në të majtë, nga prapavija në sulm.

Mbrojtësi ka shtuar ritmet në fushë dhe do të jetë vendimi i trajnerit për të vendosur rikthimin e tij në formacion. Për finalen ndaj Juventusit, krahas Bastonit, pritet që titullar të nisë edhe Edin Dzeko, i cili u la pushim ndaj Empolit, duke u aktivizuar vetëm 20 minutat e fundit. / oversport.tv

You may also like