Interi nuk ia del dot të përmbysë Lyonin, ndeshja mbyllet në barazim

by admin
Spread the love

Interi është ndalur në një tjetër barazim në miqësoret që po zhvillon këtë verë, këtë herë në sfidën përball Lyon. Ndeshja e cila u transmetua ekskluzivisht në Oversport përfundoi me rezultatin 2-2 me Interin që arriti të vendoste gjithçka në ekuilibër pasi e pa veten në disavantazhin e dy golave.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Lyon pasi Alexandre Lacazette arriti të mposhte Andre Onanën. Portieri kamerunas do të ndëshkohej sërish edhe në pjesën e dytë, këtë herë nga Cherki.

Interi nuk e humbi toruan pas golave të pësuar dhe ngushtoi menjëherë diferencat me Romelu Lukakun. Baraspesha ndërkohë u vendos nga mesfushori Italian Nicolo Barella.

Kështu pas fitores me Luganon në miqësoren e parë, barazimit me Monacon dhe humbjes me Lens, Interi ndalet sërish në barazim. Sfida e fundit miqësore e zikaltërve do të jetë më 6 gusht përballë Villarreal dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Oversport. /oversport.tv

You may also like