Interi me “krahë” për titullin, Inzaghi gjen armët në momentin e duhur

by admin
Spread the love

Interi merr krahë për titullin. Në momentin e duhur, trajneri Inzaghi ka gjetur dy anësorët në formën më të mirë të mundshme. Denzel Dumfris dhe Ivan Perisic, i kanë dhënë skuadrës zikaltër forcën nga krahët, për ta bërë të duket një ekip të furishëm që furnizon sulmuesit me bollëk, por edhe shton forcat në çdo aksion duke afruar drejt zonës, sa më shumë lojtarë.

Në kupë dhe ndaj Romës, skuadra zikaltër ka qenë produktive me krosimet në zonë. Darmian i dha asistin Lautaros për golin e parë. Ndaj Romës furnizime cilësore gjithashtu. Por mbi të gjitha, në shtëpinë zikaltër është bërë të harrohet një emër si Hakimi. Marokeni realizoi 7 gola dhe 11 asiste, ndërsa deri më tani, ish futbollisti i PSV-së, ka shënuar pesë herë dhe ka dhuruar shtatë asiste.

Këtë mesjavë, Interi i Inzaghit do të luajë ndeshjen e prapambetur ndaj Bolognas, me mundësinë e parë për t’u rikthyer në krye të Serisë A dhe për të qenë më pas i barabartë me Milanin në katër ndeshjet e fundit.

Për Bolognan, Inzaghi pritet që në majën e sulit të zgjedhë dy argjentinasit, Correa-Lautaro dhe nga krahët, dyshen më në formë, Dumfries-Perisic. Mesfusha është e salduar me Brozovic, Barrella e Calhanoglu. Në mbrojtje, pritet Skriniar në qendër me Bastonin dhe D’Ambrosion përpara Handanovic. /oversport.tv

You may also like