Interi kërkon të ulë shpenzimet nga pagat, 7 lojtarë drejt largimit

by admin
Spread the love

Ndeshja e fundit e sezonit, ndërsa për të paktën 7 lojtarë të Interit pritet të jetë edhe ndeshja e lamtumirës. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, shoqëria zikaltër ka vendosur një objektiv për të ulur rrogën totale të ekipit me 15%.

Kështu në listën e 7 lojtarëve që do të largohen sipas gazetës prestigjioze italiane, janë Vidal, Sanchez, Caicedo, Radu, Kolarov, Ranoçhia dhe Vecino. Lamtumira e tyre do të thotë rreth 35 milionë euro më pak kosto për arkat e klubit zikaltër.

Me një pagesë rreth 150 milionë euro në total, paga që Interi do të heqë shkon në rreth 23%, praktikisht është brenda objektivave teorike të vendosur. Megjithatë, janë vetëm llogari paraprake, pasi lojtarë si Sanchez e Vidal do të zëvendësohen me emra që mund të kenë një rrogë të konsiderueshme. /oversport.tv

You may also like