Interi i shkon shumë pranë mrekullisë, Bayern shkatërron Salzburgun

by admin
Spread the love

Interi i shkoi shumë pranë surprizës dhe mrekullisë së madhe në Anfield, por nuk ia doli dot të kualifikohej në fazën tjetër. Ekipi i Inzaghit mposhti Liverpoolin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa goli i Lautaros nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Ndeshja pati një rritëm të jashtëzakonshëm me anglezët që rrezikuan seriozisht portën fillimisht me anë të Matip. Megjithatë, goditja e tij me kokë u ndal nga tranversa.

Më pas të dy ekipet u hodhën në sulm për të luftuar më shumë për kualifikimin, ndërsa Liverpool do të ndalej sërish nga shtylla, këtë herë pas goditjes së Salah.

Lautaro Martinez do të ngrinte peshë zemrat e zikaltërve në minutën e 62 duke shënuar një supergol nga limitet e zonës. Megjithatë, gjithçka u kompromentua një minutë më vonë nga Sanchez që u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Liverpool edhe në epërsi numerike u përpoq të siguronte kualifikimin, por Salah u ndal sërish nga shtylla. Interi u përpoq nga ana tjetër të surprizonte deri në momentin e fundit, por me 10-lojtarë ishte pothuajse e pamundur.

Kështu, Interi arriti një fitore të madhe në Anfield, por në fund u kualifikuan anglezët.

Në ndeshjen tjetër, Bayern Munich nuk i ka lënë asgjë në dorë fatit, por ka shkatërruar në shtëpi Salzburgun me rezultatin e thellë 7-1. Ishte i përhershmi Robert Lewandowski që hapi festivalin e golave në minutën e 12-të falë një 11-metërshi të ekzekutuar në mënyrën e duhur.

Do të ishte sërish polaku edhe njëherë tjetër me penallti që do të dyfishonte rezultatin, ndërsa dy minuta më vonë do të plotësonte edhe tripletën e tij personale. Pjesa e parë u mbyll me poker nga bavarezët pasi Gnabry shënoi edhe golin e katërt për vendasit.

Bayern e nisi pjesën e dytë aty ku la edhe të parën. Muller shënoi golin e pestë në minutën e 54-t të takimit, ndërsa Kjaergaard shënoi golin e nderit për Salzburg në minutën e 70.

Muller nga ana tjetër do të gjente edhe njëherë rrugën e rrjetës me Muller, përpara se Leroy Sane do të vuloste rezultatin final në 7-1. Kështu Bayern kualifikohet në fazën tjetër në pritje të rivalit në çerekfinale. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League Twitter

You may also like