Interi i detyruar të bëjë një zgjedhje, PSG vendos ultimatum për Skriniar

by admin
Spread the love

Momenti të cilit i frikësohej Simone Inzaghi erdhi. Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, Paris Saint-Germain i ka bërë Interit një ofertë të re për të marrë shërbimet e Milan Skriniar.

Nuk është bërë e ditur shifra përfundimtare e ofruar, por sipas të përditshmes nuk ka patur ndonjë rritje të madhe në këtë ofertë, e cila do të jetë e fundit. Francezët kanë vënë në dijeni drejtuesit zikaltër se nuk do të ketë më një ofertë të re për mbrojtësin sllovak.

Një situatë aspak e këndshme për Interin, që tashmë është i detyruar që të bëjë një zgjedhje: të pranojë ofertën e PSG-së, që duket se nuk është 70 milionë euro (aq pretendonin zikaltërit) apo ta humbasë lojtarin sezonin tjetër me parametër zero. / Oversport.tv

You may also like