Interi e ka seriozisht për Paulo Dybala, zbulohet oferta e fundit

by admin
Spread the love

Interi po kërkon të përfitojë nga situata e Paulo Dybala te Juventusi. Kapiteni i bardhezinjve në verë del lojtar i lirë dhe zikaltrit nuk duan ta humbin këtë okazion.

CEO i Interit, Beppe Marotta, ka pasur një telefonatë me agjentin e Dybala, Jorge Antun. Gazzetta dello Sport shkruan se i ofron argjentinasit kontratë 5-vjeccare, me pagë 7.5 milionë euro plus bonuse.

Juventusi thuhet se tani është në pikën që jep 7 milionë euro plus bonuse, por vetëm për tre vite. Dukshëm oferta e Interit është më e mirë.

Të enjten Antun do të ketë një takim me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar me rinovimin dhe kjo ofertë e Interit, apo qoftë edhe vetëm lajmi i dalë, do të ketë ndikim. / oversport.tv

You may also like