Interi e Juventusi duan të përfitojnë, Kessie objektiv në merkato

by admin
Spread the love

Franck Kessie do të jetë një nga okazionet më të mëdha në verë, pasi mesfushori nuk ka gjdtur akordin me Milanin për të rinovuar kontratën.

Kuqezinjtë kanë bërë ofertën e tyre maksimale dhe Kessie nuk është bindur deri më tani. Sigurisht me parametra zero janë të shumta klubet që i ofrojnë një pagë më të lartë se Milani.

Gazzetto dello Sport shkruan se Juventusi dhe Interi e duan Kessie. Për Inzaghin ai konsiderohet një “xhol” dhe mund të pozicionohet edhe në mbrojtje.

Te bardhezinjtë vlerësohet agresiviteti i mesfushorit në sulm dhe shikohet si një element që mund t’i bëjë shumë punë në të dy fazat e lojës. / oversport.tv

You may also like