Interi dhe Milani me stadium të përbashkët? Investcorp ndryshon gjithçka

by admin
Spread the love

Interi dhe Milani po planifikojnë që të ndërtojnë një stadium të përbashkët, por Investcorp mund të ndalojë gjithçka. Në rast se klubi kuqezi blihet nga Fondi i Bahreinit, atëherë plani mund të ndryshojë totalisht.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Investocorp kërkon një stadium vetëm të Milanit pa bashkëpunimin e rivalëve të qytetit. Gjithashtu ata janë kundër projektit të “Populous” që ka projektuar një stadium me një kapacitet prej 60,000 vendesh, 15,000 më pak se San Siro.

Dëshira e tyre është që të mos humbasin asnjë vend në raport me San Siron dhe gjithçka mund të ndryshojë nëse Investcorp blen Milanin. Një stadium i ri vetëm për Milanin do të ishte një kosto më e madhe për kuqezinjtë, por në të ardhmen do të sillte edhe më shumë të ardhura. /oversport.tv

You may also like