Interi bind në miqësore, zikaltërit fitojnë me poker ndaj Luganos

by admin
Spread the love

Interi ka fituar 4-1 miqësoren e parë sezonale në transfertë përballë Luganos, një sfidë që është transmetuar Live dhe eksluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Zikaltërit kanë shënuar nga 2 gola në çdo pjesë në portën e zviceranëve. D’Ambrosio ka hapur serinë e golave që në minutën e tretë, Lautaro ka shënuar një dygolësh, ndërsa Correa ka plotësuar pokerin. Vlen vetëm për statistika goli I vendasve në fund të takimit.

Djemtë e Inzaghit nisin në mënyrën më të mirë përgatitjet sezonale, duke triumfuar në miqësoren e parë. Kujtojmë se të gjitha takimet miqësore të Interit mund ti ndiqni në Oversport dhe Tibo.

Foto: inter Twitter

You may also like