Interi bën dramë në shtëpi! Bie ndaj Sassuolo, tashmë rrezikon edhe vendin e dytë

by admin
Spread the love

Në momentin më të rëndësishëm që mund ta kthente përsëri në vendin e parë të klasifikimit Inter gabon, madje tani shfaq shenja të dukshme krize. Skuadra e Simone Inzaghit u mposht 2-0 nga Sassuolo në shtëpi dhe tani e çon në tre radhazi, numrin e ndeshje pa fitore në kampionat.

Në San Siro, kampionët e Italisë zhvilluan një ndeshje nën mesatare dhe u ndëshkuan menjëherë në nisje të lojës, kjo edhe për meritë të ritmit të shkëlqyer të skuadër së Sassuolos. 8 minuta i mjaftuan Giacomo Rasdordorit për të gjetur golin e avantazhit, atje ku përgjegjësi ka edhe portieri Handanovic.

Inter vuan në mesfushë atje ku miqtë performojnë mirë dhe si rrjedhojë gjejnë edhe golin e dytë shumë shpejtë. Në minutën e 26 Gianluca Scamacca harrohet në zonë, me mbrojtjen e Inter që mban shpresa te pozicioni i gabuar i sulmuesit të Sassuolos por goli i Scamacca me kokë është i vlefshëm.

Emilianëve u jep një dorë edhe portieri Consigli me super ndërhyrjet e tij si në gjuajtjen e Skriniar. Inter provon të reagojë por më i rrezikshëm është përsëri Sassuolo që gjen tranversën me Berardin në minutën e 38.

Loja vijon me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë. Consigli tregohet i jashtëzakonshëm duke i mohuar në tre raste golin edhe Edin Dzekos, të future në fushë pas pushimit. Martinez vërtetoi edhe njëherë se e ka harruar golin me rastin e shpërdoruar në minutën e 72.

Sassuolo kërcënon frikshëm në zbritjet e saj me mbrojtjen e Inter të zhbalancuar. Goli i Inter vjen vetëm në minutën e 93 nga De Vrij por nuk vlen sepse VAR vërteton një prekje të topit me dorë gjatë aksionit. Sassuolo largohet nga San Siro me 3 pikë të arta ndërsa Inter është tani në rënie të lirë nga kreu.

Me këtë rezultat, Interi rrezikon tashmë edhe vendin e dytë. Zikaltrit qëndrojnë në kuotën e 54 pikëve, dy më pak se Milani kryesues dhe vetëm një më shumë se Napoli i vendit të tretë. Megjithatë, zikaltrit kanë edhe një ndeshje tjetër për të rikuperuar. /oversport.tv

SERIE A – Java 26
Inter-Sassuolo 0-2
Shënues:
 Raspadori 8’, Scamacca 26’

You may also like