Inter, sulm për Tajon Buchanan

by admin
Spread the love

Zikaltërit nxitojnë ta mbyllin në merkaton e janarit për shkak të operimit të Cuadrados

Është Tajon Buchanan i zgjedhuri në shtëpinë e Interit për merkatonin e janarit për krahun e djathtë.

Operimi i Kuadrados i detyron zikaltërit në fakt që të ndërhyjnë në merkato dhe kanadezi është emri më i nxehtë, ashtu sikurse shkruan Corriere dello Sport.

“Interi po e monitoron me shumë vëmendjen, edhe sepse tashmë e ka marrë gatishmërinë nga ana e lojtarit për të ardhur. Por mbi të gjitha sepse ka një nevojë të madhe për të ndërhyrë në merkato për krahun e djathtë.

Operimi në tendinë i Kuadrados e ka bërë situatën jo më të rehatshme. Interi ka ngut dhe do të provojë ta mbyllë që në fillim të janarit, kjo edhe për të shmangur parakalimet e dhimbshme duke marrë në konsideratë interesin e Mançester Sitit mbi të njëjtin lojtar”, shkruan Corriere dello Sport.

You may also like