Inter: Sot dita e Bellanova! Zhvillon vizitat mjekësore, gati firma në kontratë

by admin
Spread the love

Tek Interi është dita për një tjetër afrim. Në Milano ditën e sotme ka zbarkuar Raoul Bellanova i cili është paraqitur mëngjesin e sotëm për të kryer vizitat mjekësore.

Sipas raportimeve italiane, ai ka kryer me sukses vizitat mjekësore dhe më pas në pasdite do të hedhë edhe firmën në kontratë. Bellanova pritet të vijë në Milano fillimisht në formë huazimi.

Sa i përket shifrave të operacionit, Interi do të paguajë fillimisht 4 milionë euro për huazimin e lojtarit nga Cagliari. Zikaltrit do të kenë edhe të drejtën për të blerë përfundimisht lojtarin për 6 milionë euro të tjera. /oversport.tv

Foto: Cagliari Calcio, Facebook

You may also like