Inter: Skriniar drejt rinovimin, priten tre largime që zhbllokojnë merkaton  

by admin
Spread the love

Pas bllokimit kohët e fundit, merkato e Interit duket se u zhbllokua sërish. Zikaltërit pritet të largojnë lojtarët e padëshiruar në ditët në vazhdim për të punuar më pas sërish në merkaton hyrëse.

Kështu, Alexis Sanchez ka ndryshuar mendim dhe është i hapur për një transferim drejt Marseille. Sipas mediave franceze, sulmuesi nga Kili ka pranuar të transferohet në Francë, ndërsa palët konsiderohen shumë afër një marrëveshjeje.

Pritet të zgjidhet përfundimisht edhe situata me Andrea Pinamontin. Ky i fundit refuzoi ofertën e Salernitanës ditët e fundit, por Atalanta ka një marrëveshje në parim me lojtarin. Mbetet për tu diskutuar edhe shuma finale e operacionit me Interin që kërkon 20 milionë euro, ndërsa bergamaskët ofrojnë 5 më pak.

Sakaq, zikaltrit pritet të largojnë në formë huazimi me të drejtë blerje edhe Valentino Lazaron. Austriaku do të transferohet te Torino që në rast se vendos të blejë mbrojtësin duhet të paguaj rreth 6 milionë euro.

Ndërkohë që ka ndryshuar totalisht situata me Milan Skriniar. PSG nuk pranon të paguajë 70 milionë euro për mbrojtësin sllovak i cili me shumë gjasa do të rinovojë kontratën me zikaltrit.  /oversport.tv

You may also like