Inter-Roma, formacionet zyrtare: Inzaghi pa Bastonin! Mourinho me El Shaarawy

by admin
Spread the love

Është koha për sprintin final në Serie A dhe pengesa e radhës për kampionët në fuqi Interin është Roma e Jose Mourinhos. Në prag të sfidës edhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare.

Tek Interi bie në sy mungesa e mbrojtësit Alessandro Bastoni që do të zëvendësohet nga Federico Dimarco. Konfirmohet sakaq dyshja e sulmit Dzeko-Lautaro Martinez ndërsa rikthehet në formacion edhe Denzel Dumfries.

Për sa i përket Romës, nuk ka shumë surpriza. Të skualifikuarin Nicolo Zaniolo do ta zëvendësoi Stephan El Shaarawy, ndërsa në vend të të dëmtuarit Bryan Cristante do të aktivizohet Henrikh Mkhitaryan.

/oversport.tv

You may also like