Inter rigjen yjet e botërorit, Brozovic dhe Lautaro në Milano, gati për Napolin më 4 janar

by admin
Spread the love

Inter rigjen yjet e botërorit. Marcelo Brozovic, vendi i tretë në Katar 2022 me Kroacinë e tij, dhe kampioni i botës, Lautaro Martinez do të jenë gati për trajnerin Inzaghi në ndeshjen e forcës ndaj Napolit. Më katër janar, Interi i Inzaghit do të përballet me Napolin kryesues, për të tentuar rihapjen e garës për titull.

Romelu Lukaku është personi që po punon fort në Milano, teksa është stërvitur edhe në ditën e Krishtlindjes. Një lajm i shkëlqyer për trajnerin e Interit është rikthimi i dyshes Lautaro e Brozovic, të cilët do të jenë në Milano dhe në dispozicion për Napolin.

Dyshja e futbollistëve, që e mbyllën më vonë botërorin në krahasim me të tjetër, do të mungojnë në mqiësoren me Sasuolon më 29 dhjetor, por do të jenë në qendrën stërvitore dhe të gatshëm për tu vënën nën urdhrat e Inzaghit.

Me një skuadër të plotë, më shumë sesa çdo herë tjetër trajneri i zikaltërve do të kërkojë nismën më të mirë të mundshme përballë Napolit, skuadrës që derimë tani, nuk njeh asnjë humbje. /oversport.tv

You may also like