Inter, Milan e Juve, Carnevali zbulon kë lojtar të Sassuolos duan këto klube

by admin
Spread the love

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport ku ka folur për talentet e ekipit të tij. Ai u ndal kryesisht tek treshja Scamaça-Raspadori-Fratessi, ndërsa nuk u kursye duke zbuluar edhe disa prapaskena merkatoje.

RASPADORI- “Juve na kërkoi Raspadorin në fund të merkatos së verës 2021 – tha Carnevali – por nuk kishte kohë për të filluar negociatat dhe ata u detyruan të merrnin Kean. Në periudhën e fundit nuk kam folur drejtpërdrejt me Juventusin, por kam dëgjuar për një interesim për të dhe unë e pres me krahë hapur, por nëse e do Raspadorin, duhet “ta ndajë mendjen” për të shpenzuar”.

SHIFRA- “Ka një shifër bazë që vlen për të gjithë lojtarët tanë më të fortë, fillon nga 30 milionë dhe më pas vlerësohet rast pas rasti. Por Sassuolo do të largojë një lojtar vetëm kur të ketë një alternativë të vlefshme. E di kush është lojtari me më shumë kërkesa? Maxime Lopez”.

SCAMAÇA- “Interi ka shprehur interesimin e tij, por Gianluca ka vërtet shumë oferta nga Premier League. Ai duhet të rritet, ndoshta i duhet edhe një vit me ne”.

BERARDI- “Ai është perfekt për Milanin. Nëse do të isha CEO i një klubi të madh italian, ai është lojtari i parë që do të merrja”.

FRATTESI DHE TRAORE- “Janë lojtarë të ndryshëm. Frattesi është në një rrugë të mirë, Traore ka lulëzuar. Dionisi ka mundur t’i japë atij motivimin e duhur. Pëlqehet nga Napoli, por edhe në Premier League ka mundësi të mëdha”. /oversport.tv

You may also like