Inter Miami barazon Concacaf Champions Cup, realizojnë Messi dhe Suarez

by admin
Spread the love

Inter Miami dhe Nashville kanë barazuar në ndeshjen e djeshme në Concacaf Champions Cup.

Skuadra e Lionel Messit po humbiste 0-2, por barazoi në sekondat e fundit të ndeshjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Në ‘Geodis Park’, Nashville e nisi mirë dhe shënoi pas 4 minutash me Shaffelburg. Kanadezi do të shënonte sërish në minutën e 47-të, në fillim të pjesës së dytë, por më pas ka reaguar menjëherë skuadra e drejtuar nga Gerardo Martino.

Në 52, Messi shënoi dhe reduktoi shifrat në 2 me 1, kurse në kohën shtesë ishte uruguaiani, me golin e tretë në dy ndeshje, që i dha barazimin skuadrës së tij.

Inter Miami e pret ndeshjen e kthimit me njëfarë avantazhi pasi në këtë kompeticion golat jashtë fushe vazhdojnë të përdoren si në kohën e rregullit të vjetër. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme për të vendosur vendin në çerekfinale të kompeticionit.

/GazetaBlic Sport/ 

You may also like