“Intelektualët” nuk ishin të pranishëm në ndeshjen e Dritës ndaj Drenicës – kjo është arsyeja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skuadra e Dritës triumfoi sot ndaj Drenicës me rezultat minimal 1:0, por nuk pati përkrahjen e tifozëve “Intelektualëve” në tribuna, transmeton Insporti.

‘Intelektualët’ ishin të organizuar për këtë ndeshje, por nuk u paraqitën për shkak se nuk iu lejua që të vendoseshin në tribunën e tyre të përhershme.

‘Pershkak se u mbyll tribina jonë në diten e ndeshjes, Intelektualët nuk u paraqitën sot. Intelektualët nuk pranojnë të paraqiten në sektorin kundërshtar, të tifozëve mysafir dhe me masa kufizuse’, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas javës së 14-të, Drita pozicionohet në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Gjilani, gjersa Drenica është në të katërtin me 20 sosh.

You may also like