Institucionet pak punë te mirëqenia e qytetarëve, kërkohet dialog për një reformë sociale

by admin
Spread the love

Instituti
për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka diskutuar me temën “Monitorimi i
Politikave Sociale në Kuvendin e Kosovës – Mbikëqyrësi Social: Angazhimi i
deputetëve për politikat sociale”, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Aty u
tha se qëllimi i diskutimit për ta sjellë në vëmendje rëndësinë e Shtetit të
mirëqenia e qytetarëve dhe të informojë ata për sasinë dhe cilësinë e aktiviteteve
të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në politikat e tyre sociale edhe
kundrejt premtimeve të tyre parazgjedhore.

Drejtori
ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Imeri, tha
se kapitujt i kanë nxjerrë nga Parlamenti i Bashkimit Evropian ku i kanë përshtatur
me realitetin në Kosovë.

“Ideja
është që përmes monitorimit të nxjerrin raporte dhe në bazë të tyre të nxisim
debatin dhe diskutimin në Republikën e Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është ta
kemi një përqendrim te politikat sociale. Një gjë është ta marrësh një vendim
dhe ta zbatosh atë dhe një gjë tjetër është matja e aktivitetit. Diskutimi në
republikën e Kosovës do të dihej të ishte ne konsolidim të një shteti të mirëqenies”,
tha Imeri

Naim
Jakaj menaxher i projektit tha se të dhënat e monitorimit tregojnë se janë monitoruar
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat
e Komuniteteve dhe Kthim, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe
disa komisionet tjera. Komisionet mbajtën 110 mbledhje të rregullta. 47 çështje
janë ngritur nga ato 47 kompetente”, tha ai

Ai
tha se diskutimet në tema për arsim kanë qenë zero, për barazi gjinore janë
diskutuar dy dhe 25 tema për mundësi të barabarta.

Nënkryetari
i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj tha se sa here
flitet për politikat sociale vëmendja shkon tek skemat sociale.

“Së
bashku me kolegët e mi dua të potencojë se mirëqenia sociale ka mbetur e
padefinuar jo me fajin e komisionit dhe deputetëve por sepse në mënyre permanente
kemi kërkuar të qartësohet. Ne nuk jemi futur në përmbajtje ndryshim dhe
aprovim qoftë të programit për të hapur debat dhe diskutim. Akoma Kosova ka
mbet në pjesën më të padrejtë që ndodhë në stazhin e punës. Duke marr për bazë
okupimin në periudhë të ndryshme. Paramendoni në çfarë niveli kemi lënë shumë mësimdhënës
dhe policë. Kuvendit i takon të jetë më aktiv. Neve na duhet të bëhemi pjesë e
një dialogu social dhe ta kemi një reformë sociale qartë saktë dhe të thjeshtë”.

“Pa
dashur me qenë subjektiv kjo qeveri akoma nuk ka sjellë diçka përmbajtjesore përveç
asaj deklarative. Interesimi që të ketë njëfarë debati në përkrahje të skemave
sociale është tregues i qartë. Nuk kemi arrit gjatë një viti të tërë te kemi
diskutime”, tha Zemaj.

You may also like