Iniesta sinjale për Barcelonën: Do doja të rikthehesha për të ndihmuar klubin

by admin
Spread the love

“Ka shumë ngjarje që mund të ndodhin ose jo, është e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Megjithatë, unë do të doja të kthehesha për të ndihmuar klubin.” Kështu, Andres Iniesta hap dyert për një rikthim në Barcelonë pas largimit nga futbolli i luajtur.

“Barça është shtëpia ime, nuk ka vend më të mirë. Sot më pëlqen të mendoj si lojtar, por koha po shkon kundër meje dhe nuk e di se çfarë do të bëj kur të dal në pension. Do të doja të bëhesha trajner ose drejtor sportiv. Do të doja të qëndroja në botën e futbollit.”

PUNA E XAVIT- “Si gjithë të tjerët, dua që skuadra të bëjë mirë, të fitojë sërish. Çdo gjë ka nevojë për kohën e saj, çdo metodë. Me kalimin e kohës do të shihni efektet pozitive dhe rezultatet do të pasojnë. Ne duhet të rritemi dhe të shpresojmë që të ai të ketë fat. Në momentet më të vështira duhet të qëndrojmë pranë klubit. Nuk e dimë nëse do të rikthehen sukseset e së shkuarës, por duhet të provojmë sërish”. /oversport.tv

You may also like