Inflacioni rrit vjedhjet në Angli e SHBA, shtohen grabitjet në dyqane

by admin
Spread the love

Inflacioni ka shtuar ndjeshëm vjedhjet nëpër dyqane në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Në disa supermarkete po ngjiten me magnete sigurie madje edhe pakot e djathit, biftekëve, ndërsa ato ekspozuese të kafesë zëvendësohen në rafte nga pako bosh. Të dhënat e Shoqatës Amerikane të Tregtisë me Pakicë dhe kompanive të tjera, janë shqetësuese.

Si arsye kryesore e kësaj situate përmendet rritja e kostos së jetesës e kriza e çmimeve, me të cilën duhet të përballen shumë qytetarë. Kompania  Associated British Foods përcolli për The Sun edhe dyshimin se inflacioni dhe çmimet e larta mund të përdoren dhe si justifikim nga ata që duan të vjedhin çfarë të duan.

Drejtuesja e rrjetit të qendrave tregtare në Londër, John Louis tha për BBC se kemi të bëjmë me një “epidemi të vjedhjeve në dyqane.” Në Gjermani po ashtu, vitin e kaluar shifrat e vjedhjeve në dyqane janë rritur shumë krahasuar me një vit më parë.

Vërehet rritje 12% e falimentimit të dyqaneve krahasuar me një vit më parë dhe rritje 30% e vjedhjeve të denoncuara. Ekspertët thonë megjithatë se në vitet e pandemisë për shkak të kufizimeve ka pasur rënie artificiale të shifrave të vjedhjeve.

“Aktualisht gjendja është e tillë që në vjedhjet në dyqane ka një ndryshim, vidhen më shumë produkte që nuk kanë qenë më parë në fokus”, thonë ata, duke kujtuar vjedhje të djathit, proshutës apo gjalpit.

Në këtë rast mund të thuash, se kjo ka të bëjë me inflacionin dhe rritjen e çmimeve tek këto produkte. Pra më shumë njerëz i vjedhin këto produkte ushqimore në vend që t’i blejnë ato.


Top Channel

You may also like