Infermieria e Juventusit po fillon të zbrazet, gati dy rikthime të rëndësishme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Infermieria e Juventusit po vazhdon të zbrazet. Pas rikthimeve të rëndësishme si Chiesa, Bremer apo Di Maria, për Max Allegrin vijnë të tjera lajme të rëndësishme nga mjekët e ekipit.

Së fundmi me grupin janë rikthyer edhe dy lojtarë të tjerë që luajnë një rol të rëndësishëm në ekip. Bëhet fjalë për mesfushorin e afruar nga PSG, Leandro Paredes, si dhe sulmuesin Moise Kean.

Këta të fundit kanë zhvilluar një stërvitje të plotë me grupin dhe kanë përcjellë sinjale pozitive për gjendjen e tyre. Si Paredes ashtu edhe Kean do të jenë të gatshëm për t’u aktivizuar që në transfertën e ditës së enjte kundër Hellas Veronës. Mesfushori argjentinas ndërkohë nuk ka qenë pjesë e grupit që prej 21 tetorit.

Vazhdon të shqetësojë ndërkohë gjendja e Dusan Vlahovic dhe Weston McKennie që ende nuk janë të gatshëm për t’u vendosur nën urdhrat e Allegrit. Kësaj liste i shtohet edhe mungesa e Paul Pogba që ende nuk ka dhënë kontributin e tij për “Zonjën e Vjetër”. /oversport.tv

You may also like