Infantino para shortit: Ky Botërorë do të jetë edicioni më i mirë në histori

by admin
Spread the love

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino e ka marrë i pari fjalën në Doha, aty ku po bëhet hedhja e shortit për Kampionatin Botëror, shkruan Insporti.

Infantino tha se ky Botërorë do të jetë edicioni më i mirë në histori.

“Mirë se erdhe në Doha, mirë se vini në shortin e Kupës së Botës FIFA 2022. Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë e të gjitha kohërave, me 3 milionë spektatorë” – tha Infantino.

Ai u zgjodh President i FIFA-s gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të FIFA-s 2016 në shkurt 2016, teksa u rizgjodh si President i FIFA-s në qershor 2019.

Ndryshe, nga 32 përfaqësuese gjithsej, mungojnë tri, të cilat do të dalin nga një play-off evropian dhe ndërkontinentale.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

/Insporti.com

You may also like