INDONEZI – Scholz: Sulmi bërthamor, një vijë e kuqe që nuk duhet prekur kurrë

by admin
Spread the love

INDONEZI, 14 nëntor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz përshëndeti takimin mes liderëve të SHBA-së dhe Kinës, duke dërguar një mesazh të qartë se përdorimi i armëve bërthamore përbën një “vijë të kuqe” që nuk duhet prekur kurrë.

“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti kinez, Xi Jinping ranë dakord në bisedimet e tyre në Bali se lufta bërthamore nuk duhej të bëhej kurrë, përfshirë në Ukrainë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Qëndrimi i Kinës nënkuptonte një kritikë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, një aleat kyç. Putin dhe Kremlini kanë lënë të kuptohet për përdorimin e mundshëm të armëve të bërthamore për qëllime mbrojtëse.

Scholz tha se ishte e rëndësishme që të dy liderët të bënin të qartë se përdorimi i armëve bërthamore duhej të përjashtohej dhe se kjo ishte një vijë e kuqe që nuk duhej të kalohej.

Pas vizitave të mëparshme në Vietnam dhe Singapor, kancelari gjerman, Scholz mbërriti të hënën në mbrëmje në ishullin indonezian, Bali për samitin e G20 të fuqive kryesore ekonomike që fillon të martën dhe që pritet të fokusohet në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Do të jetë një tjetër udhëtim i vështirë”, tha Scholz duke iu referuar bisedimeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin përfaqësohet nga ministri i tij i Jashtëm Sergei Lavrov. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim përmes një lidhjeje me video. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like