INDI – 100 viktima prej shembjes së një ure

by admin
Spread the love

NJU DELHI, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 100 persona humbën jetën kur një urë e varur u shemb mbi një lumë në Indinë Perëndimore, raportuan mediat lokale.

”Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në Morbi, në shtetin perëndimor indian të Guxharatit”, sipas gazetës ”The Times of India” dhe NDTV.

Ndërkohë, NDTV raportoi se 141 njerëz u vranë dhe 177 njerëz u shpëtuan kur ura, e cila ishte rihapur kohët e fundit pas rinovimeve, u shemb.

”The Times of India”, duke cituar një oficer policie, shtoi për 132 të vdekur.

Sipas medias, numri i të plagosurve është 100. Shumë njerëz ishin gjithashtu të zhdukur.

”Në kohën e shembjes, deri në 500 persona ndodheshin në urën e varur 232 metra të gjatë”, sipas raportimeve të mediave.

Imazhet dhe videot në mediat sociale treguan ura e këmbësorëve duke u thyer në mes dhe disa njerëz që përpiqeshin për të mos rënë në ujë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like