Ilir Shaqiri zbulon se ishte në komë për dy ditë në moshën 12-vjeçare – Shqip

by admin
Spread the love

14:10 | 12 Tetor 2021

Balerini i njohur po ashtu është një nga personazhet e njohura që po komentohet mjaft shumë.

Banorët e “Big Brother VIP”, deri më tani kanë rrëfyer shumë gjëra nga jeta profesionale e gjithashtu edhe nga ajo personale.

Ilir Shaqiri, balerini shqiptar së fundmi ka rrëfyer një nga ngjarjet që e ka lënë dy ditë në komë.

Ai thotë së ishte vetëm 12-vjeç kur kishte rënë nga një pemë dhe që e bëri ta humb edhe vetëdijen.

“Isha 11, 12-vjeç, isha në një pemë shumë të lartë e në majë të pemës dhe nga pema shoh gjyshin, më pas po thërrisja gjyshin tim, o gjyshi o gjyshi dhe më pas më rrëshqiti këmba dhe ngela dy ditë në koma”, ka thënë ai në komunikimin me Sabianin.

Rrëfime të tilla nuk kanë munguar as nga banorët e tjerë përfshirë Fifin, Arjola Demirin e Donald Veshajn.

Vlen të përmendet që konkurrentët do të qëndrojnë në Big Brother deri në muajin janar. Ata janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./Shqip/

You may also like