Ilir Shaqiri vjen me poezinë: Alfabeti

by admin
Spread the love

Me 14 nëntor 1908, filloi punimet Kongresi i Manastirit
ALFABETI
(Këngë)

Natë e errët mesjetare,
pesha e shekujve të pushtimit
ndrydhte gjuhën tonë amtare
dritëqiririn e Naimit.

Me fjalë zemre kem kënduar
ç’prej kur dielli ra këndej
në gurë stralli kemi shkruar
gjuhën që na vlon në dej.

3000 vjet e deri sot
këndej kullosnin fort rrufetë,
ja që ndriti i bardhi Mot
n’këtë nëntor 908.

Bijtë e ndritur themeltarë
mblidhen bashkë në Manastir
aty hidhet hapi i parë
që i thotë territ lamtumirë.

Nisin – gdhendin ABC-në
e i thonë botës: tungjatjeta,
tash e tutje dhe shqiptarët
do të shkruajnë me shkronja t’veta!

Foshnja e njomë nuk fle te djepi
hedh një hapë drejt Pavarësisë,
nga kjo kështjellë – alfabeti
shpërlanë diellin e Shqipërisë.

Ato germa – shkronja t’arta
sikur rreze bien në letër
teksa thërrasin bjeshkët e larta
me një shqipe që s’ka tjetër.

Me një gjuhë që s’perëndon
shqip ku flet lis e gurë
çdo shqiptar sot ligjëron
për një komb që s’shuhet kurrë.

Për një komb të lashtë sa jeta,
fis me diellin – moshatar,
shkruan e flet me shkronja t’veta
Kombi i dritës, fitimtar…

ISh


You may also like