Ilir Shaqiri laureohet me çmimin e Lidershipit Ekselent

by admin
Spread the love

I mirënjohuri ynë Ilir Shaqiri ka disa epitete , nga – legjendè e këngès shqiptare, këngëtari i lirisē , i dhimbjeve e saktificave të popullit shqiptar, këngëtari emblematik i Ballkanit, etj, shkruan Kosovarja. .

Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar jo vetëm në këngët e tij, por edhe nē veprimtarinë e tij letrare. Artisti i madh , Ilir Shaqiri, sot e laurohet me çmimin e Lidershipit Ekselent nga Rektori i Kolegjit UBT, prof.dr . Edmond Hajrizi, në Prishtinë.

Ju kujtojmë, këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.

Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë.

Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar.

Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Sot , Ilir Shaqiri feston Ditèlindjen . Urime edhe nga Stafi ynë. / Kosovarja /


You may also like