Ilir Shaqiri habit me fjalët që thotë për Donaldin pas finales së BBV – Shqip

by admin
Spread the love

22:20 | 21 Shkurt 2022

Ilir Shaqiri ka dhënë intervistën e tij të parë pas fitores së BBV.

Balerini shqiptar ka treguar për herë të parë edhe arsyet e rivalitetit me Donaldin, i cili doli i dyti në finalen e Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime. Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim. Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri.

Kujtojmë se Iliri dhe Donaldi gjatë këtyre muajve të qëndrimit në BBV ishin banorët që kishin më së shumti debate e mospajtime me njëri-tjetrin./Shqip/

You may also like