Ilir Demalia paralajmëron ‘kohëra të këqija’ për shqiptarët

by admin
Spread the love

Analisti Ilir Demalia ka komentuar zhvillimet brenda PD dhe lëvizjen e Berishës. Në gjykimin e tij sa kohë që shqiptarët do të vazhdojnë të luftojnë të keqen me të keqe do të sillemi brenda rrethit vicioz të së keqes.

“Berisha thotë unë e di si mundet Rama ashtu si Rama pat thënë unë e di si mundet Berisha. Dhe çfarë na erdhi? Një Berishë më i keq se Berisha para Ramës me Ramën. Janë antipod i njëri-tjetrit. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të luftojnë të keqën me të keqen do të sillen në rrethin vicioz të keqes. Problemi nuk duhet shtruar Berisha apo Rama por përse shoqëria shqiptare, rinia që shkon pas Foltores së Berishës, nuk ka qenë në gjendje të sjellë një model të ri. Rinia po merr modelin e kësaj klase politike. Nuk funksionojnë partitë në Shqipëri si ekip”, tha ai për Ora News.

You may also like