Ilir Demalia: Ky politikan duhet të detyrohet të japë dorëheqjen! Ja çfarë e ka “fundosur”

by admin
Spread the love

Për analistin e Ilir Demalia, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen pas publikimit të audio-përgjimet lidhur me FSHF-në.

“Pas audios Erion Veliaj duhet të detyrohet të japë dorhëqjen. Është skandal kjo që po ndodh FSHF-në. Nuk ka pse fut hundet shteti jo e jo, por as opozita që është bërë si tespiet e plakut Mere. Harruan këto çka bërë Berisha me Federaten me Ylli Tangen e tani QEVERIA me BULINGËN Lali Erin. Këta kanë një qellim kontrollin e gjitha pushteteve edhe sportit. Sot mediat në të gjitha programet duhet të kërkojnë duke bërë presion mediatik të një gazetari të lirë ku të gjitha kamerat duhet të jenë para Bashkisë së Tiranë, për audion dhe gjuhën e shantazhit dhe presionit që përdor fare hapur Erion Veliaj ndaj Shoqatës së Futbollit Tiranës dhe FSHF-se.

Në cilin do vend Europian, qoftë dhe vendet e lindjes me standarte minimale të shteti të se drejtës dhe demokracie dhe me një media minimalisht të lirë, ky skandal do të rrëzonte, jo kryetarin e Bashkise Erion Veliaj por kryeministrin e një vendi me një audio të tillë. Presioni mediatik dhe publik do ta detyronin të dorhiqej për tre ditë maximumi, ku shoqëria dhe media e veçanërisht komuniteti Tironës të qëndronin para institucionit deri në largimin e kryetarit. Në anën tjetër kjo audio është objekt hetimi edhe për drejtësinë, për shantazhim që përbën vepër penale e aq me e rëndë për një zyrtar shtetëror në pushtet”, tha Demalia.

You may also like