Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit – Shqip

by admin
Spread the love

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë ku bën thirrje që kongresmenia demokrate Ilhan Omar të hiqet nga Komiteti i fuqishëm i Punëve të Jashtme, pasi republikanët e akuzuan atë për shprehje të pikëpamjeve antisemite vite më parë. Demokratët, nga ana e tyre, besojnë se ky vendim është marrë si hakmarrje për përjashtimin e anëtarëve republikanë nga komitetet e tjera në të kaluarën e afërt.

Ilhan Omar është emri i tretë nga demokratët që përjashtohet nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve këtë vit. Ish-refugjatja nga Somalia thuhet se ka bërë disa komente kritike ndaj Izraelit pas vitit 2012 – deklarata të dënuara nga të dyja palët.

“Unë jam myslimane, jam një emigrante dhe, meqë ra fjala, jam nga Afrika”, tha ajo në një fjalim para votimit, duke pyetur veten “nëse dikush habitet” që ajo ishte në shënjestër.

Heqja e disa demokratëve nga komitetet e Kongresit ishte një premtim i bërë nga Kevin McCarthy në fushatën e tij për t’u bërë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas McCarthy, ishin demokratët ata që, kur kontrolluan Dhomën e Përfaqësuesve, vendosën “rregulla” të reja pasi rrëzuan republikanët kontroversë Marjorie Taylor Green dhe Paul Gosar nga komitete të caktuara.

Ata u akuzuan për nxitje të mbështetësve të tyre për akte dhune kundër kundërshtarëve të tyre politikë. /tesheshi.com/

 

 

Ilhan Omar, një nga dy gratë muslimane në Kongres, kërkoi falje në vitin 2019 pasi la të kuptohej se republikanët mbështesin Izraelin sepse marrin donacione nga një lob pro-izraelit. Pesë vjet më parë, përpara se të zgjidhej në Kongres, ai kishte deklaruar se Izraeli “e kishte vënë botën në gjumë” dhe kishte kërkuar që të gjithë të hapnin sytë ndaj “mizorive” të kryera nga ky aleat i SHBA-së.

 

Kreu i Demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, tha se tashmë janë marrë masat e duhura disiplinore për deklaratat e Ilhan Omarit dhe se përjashtimi i sotëm ishte për arsye “hakmarrjeje politike”.

You may also like