Ikën trajneri i radhës në Ligue 1, Reims shkarkon teknikun Oscar Garcia

by admin
Spread the love

Reims ka zyrtarizuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare shkarkimin e trajnerit Oscar Garcia. Tekniku spanjoll që drejtonte skuadrën franceze që nga qershori i vitit 2021 humbi vendin e tij të punës për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat, pasi aktualisht ekipi renditet në vendin e 15 në Ligue 1 me 8 pikë pas 10 ndeshjeve të luajtura.

“Garcia nuk do të drejtojë më skuadrën, sepse nuk janë arritur objektivat e pritura dhe klubi ka vendosur që shkarkimi i tij është zgjidhja më e mirë në interes të skuadrës”, shkruhet në njoftimin e klubit francez.

Garcia është tekniku i katërt që shkarkohet në kampionatin francez në harkun e pak ditëve, pasi më parë u shkarkua Bosz i Lyon (9 tetor), Der Zakarian i Brest dhe Furlan i Auxerre (në 11 tetor). / Oversport.tv

You may also like