Ibrahimovic: Nuk shoh dikë më të mirë se unë, prandaj do të vazhdoj të luaj

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic ka folur sërish për të ardhmen e tij: “Nuk bëj plane, nuk është shkruar akoma e ardhmja. Nuk dua të tërhiqem duke menduar se mund të vazhdoja, do të pendohesha”.

Suedezi më pas ka vazhduar në stilin e tij unik: “E vërteta është se do të vazhdoj të luaj derisa të shoh dikë më të mirë se unë…pra do të luaj akoma”.

Ibrahimovic është pjekur me kalimin e viteve, por besimi në vetvete është rritur: “Çfarëdo që të ndodhë unë do të jem gjithmonë i njëjti. Ose pëlqehem ose nuk pëlqehem, por nuk do të ndryshoj.

Luaj me shumë emocione te Milani pasi ky klub më ka dhënë kënaqësi dhe më riktheu në Champions League”, ka thënë sulmuesi kuqezi. / Oversport.tv

You may also like