Ibrahimovic nuk dorëzohet, në fillim titullin me Milanin e më pas Botërorin

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic nuk dorëzohet kurrë. Suedezi ka përfituar nga rasti që të dërgojë një mesazh përmes rrjeteve sociale: “Unë jam gjallë, jam dhe do të jem”.

Objektivi është fitimi i titullit kampion me Milanin në vitin 2022 dhe më pas, një Botëror për tu luajtur, për të regjistruar rekorde të reja dhe për të rikthyer kuqezinjtë në majat e Europës.

“La Gazzetta dello Sport” shpjegon se sulmuesi kuqezi e dëgjon turpin e tij me kujdes dhe provon veten në fushën e blertë. Nëse situata do të jetë pozitive si në këto muaj, do të ulet me drejtuesit e klubit për të planifikuar të ardhmen.

Sot do të rikthehet në Milanello, prezenca e tij në derbi nuk duket në diskutim, por për të ardhmen do të vendosë pa u nxituar. / Oversport.tv

You may also like