Ibrahimi: Votuesit janë të lirë të votojnë cilindo kandidat në Tetovë

by admin
Spread the love

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi sonte në TV Shenja ka sqaruar se koalicioni ASH-AAA nuk ka marrë një qëndrim zyrtar për përkrahje të ndonjërit prej kandidatëve në rrethin e dytë në Tetovë. Ibrahimi theksoi se qëndrimi sot për sot është që votuesit duhet të jenë të lirë të vendosin individualisht se kë duhet të përkrahin në rrethin e dytë.

“Asnjë parti nuk i ka votuesit në shportë që shkon ia jep kandidatit tjetër. Bile më duket ofenduese të flasim ne se ne ia japim votat tona atij ose tjetrit. Aq më tepër dikush që nuk jeton në atë komunë të flasë në emër të njerëzve që aty jetojnë. Deri sot që po flasim nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të koalicionit tonë se çfarë do të mbështesim në rrethin e dytë. Kjo vlen për të gjitha komunat, jo vetëm për Komunën e Tetovës. Qëndrimi deri tani është që ne nuk mund të marrim anë dhe tu themi votuesve shkoni andej ose këndej. Ata janë të lirë që ta shprehin vullnetin e tyre me bindjen e tyre, me gjykimin e tyre dhe sipas asaj që ata e ndjejnë se duhet të bëhet në komunën e tyre”, theksoi Ibrahimi. /SHENJA/

You may also like