Ibrahimi: Alternativa nuk ka as interes, as ftesë, as kërkesë që të bëhet pjesë e Qeverisë

by admin
Spread the love




Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, thotë se partia që përfaqëson ai nuk ka as interes e as ofertë për tu bërë pjesë e Qeverisë së Zaevit, shkruan gazeta LAJM.
“Alternativa nuk ka as interes, as ftesë, as kërkesë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Në fakt nuk ka as ofertë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Ne jemi parti opozitare dhe vazhdojmë të mbetemi të tillë. Se cfarë do të sjellë e ardhmja nuk mund të parashikoj”, tha Zeqirija Ibrahimi nga “Alternativa”.
Sa i përket asaj se kur pritet të takohet Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev, Ibrahimi tha se ftesa ishte publike.
“Ftesa ishte dje publike dhe besoj që do të takohen, por kjo nuk është lajm në vetëvete sepse ai i takon në vazhdimësi edhe liderët e partive të tjera edhe diplomatët e huaj. Kështu që nuk e besoj që vetëm caktimi I takimit është lajm që duhet pritur me entuziazëm për ndonjë ndryshim të veçantë”, ka thënë Zeqirija Ibrahimi.
Prononcimin e plotë të Zeqirija Ibrahimit nga “Alternativa” mund ta ndiqni në videon më poshtë:


You may also like