Ibra e mbyll me Milanin, por suedezi mbetet në Itali

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic është një element tejet i rëndësishëm për Milanin dhe trajnerin Stefano Pioli, sidomos kur vjen puna tek dhomat e zhveshjes, ku suedezi është një lider i lindur dhe ndihmon në menaxhimin e të gjithë grupit kuqezi.

Megjithatë, duke parë moshën e tij (41-vjeç) dhe problemet e shumta fizike, drejtuesit e Milan vështirë se do t’i ofrojnë një kontratë të re. Megjithatë, Ibra e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë dhe nuk mendon për tërheqjen nga futbolli dhe në treg ka ende klube që kërkojnë shërbimet e tij.

Një nga ato është Monza e cila këtë sezon të parë në Serie A po bën mjaft mirë dhe në sezonin e ardhshëm kërkon të fitojë edhe më shumë famë duke firmosur me një lojtar si suedezi.

Klubi i drejtuar nga Silvio Berlusconi (aktualisht i shtruar në spital), është i “joshur” nga ideja për një lojtar si Ibra i cili e ka treguar në epokën e tij të dytë me Milanin se pavarësisht moshës, “nuhatja” për golin nuk i mungon duke shënuar 37 në 78 ndeshje./ Shqip


Top Channel

You may also like