Ibishi për sulmet në veri thotë se po rrezikohet jeta e policëve, fajëson Serbinë

by admin
Spread the love

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për sulmet e fundit ndaj policëve të Kosovës në veri të vendit.

Sipas tij, sulmet kanë ardhur pas veprimeve
nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës për mbikqyrjen dhe
kontrollin e asaj pjese si dhe pengimin e trafikimit, krimit të organizuar e
korrupsionit.

Ish-deputeti i LDK-së thotë se Policia po
rrezikohet nga struktura ilegale të mbështetura nga Serbia.

“Mendoj se me kohë edhe Ministria e Punëve të
Brendshme, por edhe Policia e Kosovës po ndërmarrin veprime të duhura me qëllim
mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, por sidomos edhe në aspektin e
mbikëqyrjes dhe kontrollit të kalimit të kufirit, por edhe pengimit të
trafikimeve të ndryshme që po ndodhin në atë pjesë, flasim për krimin e
organizuar dhe korrupsionin që fatkeqësisht po kap edhe struktura të sigurisë”.

“Rastet e fundit tregojnë që jo vetëm
strukturat kriminale, por edhe të shtyra nga dhe të mbështetura nga Serbia po
vazhdojnë të bëjnë presione dhe sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Pra kemi katër sulme brenda brenda dy tri ditëve dhe kjo tregon se na
rrezikohen strukturat më të ndjeshme të sigurisë pra Policia e Kosovës që ka
detyrën e mbikëqyrjes së vijës kufitare, por njëkohësisht kontrollit të kalimit
kufitar”.

Ai tha se Qeveria është duke mbyllur drejtimet
e furnizimit të rrugëve ilegale ku Serbia ka shfrytëzuar për trafikime të
ndryshme.

“Qeveria po bënë punën e vetë dhe ka
ngritur bazën logjistike në veri të Kosovës. Ka mbyllur drejtimet e furnizimit
të rrugëve ilegale ku ata kanë shfrytëzuar për trafikime të ndryshme që mbështet
aktivitetin e krimit të organizuar. Kështu që policia dhe stafi politik po
është shumë prezent me Polici që është pozitivitet i mirë në krahasim me të
kaluarën”, tha ai.

Kur foli për kontigjenti e ardhur ditë më parë
nga Mbretëria e Bashkuar, ai pohoi se ky vend është prezentë me forcat në
kuadër të NATO-s dhe e ka detyrë t’i mbështesë ato me pajisje luftarake dhe
logjistike.

“Mbretëria e Bashkuar është prezentë me forcat në kuadër të NATO-s dhe ajo ka detyrë t’i mbështesë ato me pajisje edhe luftarake dhe logjistike. Çështja e vetë KFOR-it është të rrisë kapacitete edhe njerëzore, por edhe të armatimit”.

You may also like